Rama ironizon gjermanët dhe i rikujton BE-së aleancën e mundshme”më të tjerë” në Bled

Nga Exit News
Rama ironizon gjermanët dhe i rikujton BE-së aleancën e mundshme”më të tjerë” në Bled

Kryeministri Rama foli me tone ironike në Forumin Strategjik të Bledit, i cili mbledh udhëheqësit e Evropës Qëndrore dhe Juglindore për të folur për të ardhmen e Evropës. Ky forum organizohet çdo vit prej 2006 nga Sllovenia, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së.

Gjermania ishte vendi i parë që Rama ironizoi në hapje të fjalës së tij, duke aluduar për mungesë të sensit të humorit.

“‘Më lini të përpiqem që tu jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë. Në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort. Ne mund të buzëqeshim edhe kur vuajmë, çka anëtarët e BE-së nuk janë në gjendje ta bëjnë. E kam fjalën për gjermanët,” u shpreh Rama.

Nën tisin e ironisë, Rama po ashtu tentoi të kërcënojë BE-në se vendi do të krijonte marrëdhënie me “të tretë” në rast se nuk do të përshpejtohej integrimi.

“Nga njëra anë na thuhet se na duan, ne një ditë do martohemi me ju, por deri atëherë nuk mund të flasim bashkë, as nuk mund t’u flisni të tjerëve,” tha ai.

Në fund, u bëri thirrje bullgarëve të hapin rrugën.

I vetedijshëm për pozicionin  e vështirë në të cilin e ka lënë Evropën kriza e Afganistanit, Rama ka shfaqur një retorikë fshikulluese në rritje ndaj kësaj të fundit. Disa hërë, ai ka kritikuar Bllokun për mospranimin e emigrantëve afgan.

Ai vazhdon të japë intervista me media ndërkombëtare nga një pozicion superioriteti moral, megjithse pati pak transparencë në lidhje me marrëveshjen më SHBA-në për pranimin e emigrantëve në vend, bisedimet me të cilën zgjatën disa javë.

Por, shënjestrimi i Gjermanisë mund të ketë lidhje me qëndrimet e kësaj të fundit në lidhje me projektin e Open Balkans. Ndonëse nuk e ka shprehur hapur, Gjermania duket e pozicionuar kundër për shkak të mospërfshirjes së Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje-Herzegovinës. Në vend të saj, ajo ka kërkuar nënshkrimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal deri më 6 tetor nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të njëjtin qëndrim mbajti BE-ja në vijim, ndërkohë që vetëm një ditë më parë burime për Radio Evropa e Lirë në Bruksel e kanë quajtur projektin “përçarës”.

Rama mund të jëtë veçanërisht i frustruar, pasi fillimisht ai keqinterpretoi si mbështetje një deklaratë të gjermanëve për mediat kosovare.

Mbi të gjitha, komentet e Ramës vijnë pak javë para vizitës së pritshme të kancelares gjermane, Angela Merkel në Tiranë më 14 shtator.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>