
Kryeministri Rama ironizoi Presidentin Meta, i cili më parë e quajti gënjeshtar. Ai pohoi se po ti “kishte marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë”.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan:
“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimi”
Më herët, Presidenti Meta deklaroi se kryeministri Rama po gënjen, pasi i ka dërguar platformën me 14 pika më 8 prill.