Kryeministri Rama deklaroi sot në Kuvend se qeveria nuk është notere e opozitës, për të plotësuar çdo kërkesë të saj.
Në foltoren e Kuvendit Rama tha se sëbashku me opozitën ka rënë dakort që KQZ të jetë e depolitizuar dhe mazhoranca i qëndron kësaj pike.
“Kemi rënë dakord që KQZ do jetë e depolizituar.Mos kujtoni se jemi noterë të çdo teke dhe të çdo kohe që ju vendosni se kur bëhet dhe kur s’bëhet dhe t’i ndaloni sharjet sot.”
Ndërkohë me ironi Rama pohoi se mazhoranca ka rënë dakort që t’i heqë frikë opozitës nga humbja e zgjedhjeve, duke shtuar se opozita mendon vetëm si të humbi dhe çfarë do të bëj pas humbjes.
“Këta si duket mendojnë vetëm se si do humbin dhe çfarë do bëjnë pasi të humbin. Unë kam bërë një zgjedhje që në këtë pikë të jemi në dispozicion dhe përtej faktit që mbase duket shaka që të lehtësojmë barrën e frikës.”