Rama: Jo dialog për qeveri tranzitore, do vazhdojmë me shkarkimin e Metës

Rama: Jo dialog për qeveri tranzitore, do vazhdojmë me shkarkimin e Metës

Kryeministri Rama deklaroi sot se nuk do bisedojë me opozitën për të zgjidhur krizën politike.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, ai u shpreh i vendosur për të mos pranuar propozimin e opozitës për qeveri tranzitore:

“Jo [dialog] për qeveri tranzitore.

Ka shumë detyra më të rëndësishme për mua sot se të pres Bashën apo Kryemadhin që të kandisen për të folur.

Prioritetet e mia janë krejt tjetër. Duhet të drejtojmë gjithë bashkitë e vendit, dhe duhet ta bëjmë me dinjitet e sukses.”

Kryeministri tha se me liderët e opozitës mund të diskutojë vetëm për reformën zgjedhore:

“[Gati të diskutojmë] për reformën zgjedhore që është shumë e rëndësishme.

Pra palët negociojnë rregullat e lojës. Rezultatin e lojës e vendos loja.

Ka mbaruar historia e karameleve. Qofte të daja nuk ka më, se daja ka vdek me 30 qershor për të gjithë partitë politike shqiptare.”

Për marrëdhëniet me presidentin Meta, Rama tha se nuk ka ndërmend të përpiqet për t’i rregulluar ato. Ai tha se “situate e presidentit është e rëndë” dhe se procesi për shkarkimin e ti vazhdon:

“Jo nuk e kam në plan të takoj Metën  Por jam i gatshëm ta ndihmoj presidentit në rast se ai ma kërkon. Jam shumë i keqardhur për gjendjen e institucionit.

Situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua t’i shtoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit.

Ne e kemi çuar çështjen [për shkarkimin e presidentit Meta] për trajtim nga Venecia. Do presim raportin e Venecias dhe do gjykojmë mbi bazën e raportit. Procesi vazhdon.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>