Kryeministri Rama tha se ka 20 vjet që kërkon të prishë Teatrin Kombëtar. “Unë nuk kam qenë asnjëherë me bindje tjetër prej 20 vitesh. Nuk ka asnjë patate të nxehtë ka vetëm një proces që zhvillohet sipas ligjit dhe natyrshmërisë së ndarjes së punëve.
Për mua është një temë e ezauruar e cila ka shumë vite, 20 vite. Qëndrimi im është i njohur prej 20 vitesh. Nuk besoj se ka pasur proces më të gjatë në historinë e këtij vendi në debat në distancë me këtë temë”, tha Kryeministri Rama në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në Opinion.
Ai njoftoi se Bashkia e Tiranës, do të jetë institucioni përgjegjës për prishjen dhe ndërtimin e Teatrit.