Rama, kardiokirurgun Prifti e denoncoi drejtori i spitalit

Nga Exit News
Rama, kardiokirurgun Prifti e denoncoi drejtori i spitalit

Hetimi ndaj mjekut kardiokirurg Edvin prifit nisi nga një denoncim i drejtorit të Qendrës spitalore “Nënë Tereza” në sistem.

“Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem”, tregoi Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në rrjet, të shtunën.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) njoftoi të premten se mjeku u pezullua nga detyra për shkak se u kap në një bisedë të sekretares së Gjykatës së Krujës për marrjen e rryshfetit për kryerjen e një operacioni jashtë radhe.

SPAK nuk përmendi në njoftimin e tij denoncimin e drejtorit të spitalit, të përmendur nga Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>