Rama: Kazinotë nuk janë hapur

Nga Exit News
Rama: Kazinotë nuk janë hapur

Kryeministri Rama deklaroi sot (29 shtator) se kazinotë nuk janë hapur dhe nuk do të jepet asnjë licensë për këtë aktivitet.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Rama deklaroi se lajmi për hapjen e kazinove është i pavërtetë, duke sqaruar se është hapur një procedurë për përfundimin e afatit të licensës së një kazinoje:

“Kazinot nuk janë hapur. Nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri. Nuk ka asnjë license për kazino. Është hapur një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qënë në mes të Tiranës. Dhe duke pritur se kush do të ofrojë brenda kufijve të miratura nga qeveria.”

Disa ditë më parë, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka hapur garën për dhënien e licencave për kazinotë.

Gara është çelur përmes një postimi në faqen zyrtare të autoritetit, vetëm pak javë pas vendimit të qeverisë për të lejuar rihapjen e tyre.

Vendimi i qeverisë përcakton se kazinotë do të lejohen të hapen vetëm në një zonë të ngushtë që përfshin Sheshi Skënderbej, sheshin pas Pallatit të Kulturës, Parkun Rinia dhe zonën pranë Sahatit, zonën pas Teatrit Kombëtar pëfshi Qendrën Toptani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>