Rama keqinformon: Bixhozi online do të vazhdojë

Rama keqinformon: Bixhozi online do të vazhdojë

Po bëhet përditë e më e qartë se reforma e bixhozit e Kryeministri Edi Rama ka patur që në fillim për qëllim mbylljen e pikave fizike të basteve për të favorizuar bixhozin online dhe duke e shitur të gjithën këtë nismë, si luftë kundër bixhozit.

Kjo duket nga mënyra se si Kryeministri Rama ka ndryshuar pohimet e tij në lidhje me bastet online gjatë javës së fundit: nga mohimi kategorik se bastet online do të mbyllen deri më sot, tek lënia hapur e mundësisë së ato do të lejohen të vazhdojnë aktivitetin. Më poshtë Exit.al ka shqyrtuar deklaratat e kryeministrit Rama.

Sot, në kuvend Kryeministri tha se:

Jam i sigurtë se ky grup parlamentar do tu japë […] një dhuratë të shumëpritur me rastin e Vitit të Ri, mbylljen e kazinove elektronike e basteve sportive që nga ndeshjet e futbollit deri tek garat e çdo lloj katërkëmbëshi të faunës botërore dhe të basteve online.

 Me mirëkuptimin që përsa i përket online-it, që është një drejtim shumë kompleks, siç tregojnë në vendet tjera, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar mbi bazën e të cilit do të mund të kemi një diskutim më tutje, të mëvonshme.

Në 16 tetor 2018, në emisionin Dritare, në News24, Kryeministri tha se:

Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. [..] Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë”.

Më 14 tetor 2018, në një reagim në Twitter mbi akuzat se pas mbylljes së pikave fizike të basteve qendron forcimi i monopolit online, Kryeminsitri Edi Rama u shpreh se:

Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online! Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet, edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>