Kryeministri Edi Rama i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndërhyrje humanitare në Ukrainë. Ndërkohë mediat zbuluan se më 26 shkurt ai do të udhëtojë për në Rusi.
Kryeministri e quajti zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë prioritet për kryesinë e OSBE-së. Ai tha se Rusia duhet të bëjë më shumë nga ana e saj për zbatimin e paqes, ndërsa shtoi se të dy palët duhet të mendojnë më shumë për qytetarët e tyre, pavarësisht pretendimeve nëse janë ukrainas apo rusë. Kryeministri tha se OSBE monitoron situatën në zonën e konfliktit por kërkoi dhe një mision paqeruajtës të OKB.
OSBE ka mision special monitorimi, i cili mbledh informacione për shkeljet e armëpushimit dhe përdorimin e armëve të rënda në lindje të Ukrainës pas marrëveshjes së Minskut Ukrainë-Rusi.
Kryeministri Rama qëndroi të mërkurën në Uashington, ku u takua me Sekretarin e Shtetit amerikan Michael Pompeo.