Rama kërkon falje për videon e postuar. Nuk tërhiqet nga kërcënimi

Nga Exit News
Rama kërkon falje për videon e postuar. Nuk tërhiqet nga kërcënimi

Kryeministri Rama kërkoi falje për videon e postuar, të shtunën paradite, në faqen e tij në Facebook, e cila tregonte policë më shkopinj gome që ndjekin dhe godasin njerëzit në rrugë. Kjo video ishte me pamje nga Algjeria në të cilat policia rreh protestuesit që protestojnë kundër qeverisë.

Por, Kryeministri Rama, pavarësisht ndjesës, nuk u tërhoq nga kërcënimi se edhe policia dhe ushtria shqiptare do të sillet njësoj me njerëzit që dalin në rrugë gjatë kohës së shtetrrethimit. Ai shkroi se:

 “Kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% natyrisht!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>