Kryeministri Edi Rama i kërkoi qytetarëve sërish “timonin” e qeverisë.
“E dua timonin për fëmijët tanë.Unë 1 timon kam atë që më dhatë në 2017 e që ua kërkoj përsëri jo për vete, po për ju sepse dua që im bir dhe bashkëmoshatarët e tij të rriten e të jenë krenarë për shtëpinë e ta lënë shtëpinë se duan të shkojnë diku tjetër jo se si mban shtëpia”, u shpreh Rama gjatë prezantimit të programit të ofrimit të shërbimeve online për qytetarët.
Ai u shpreh se arrtijet e qeverisë në ofrimin e shërbimeve online u arrit pas largimit të LSI-së nga qeveria:
“Si ishte para 7 vitesh, faktikisht deri përpara se me ndihmën tuaj të hiqnim nga prehri atë që gjënë, se gjë është, që sot është në fytin e Lulit që quhet LSI”.
Rama theksoi se përmes ofrimit të shërbimeve online në vend është tkurrur korrupsioni:
“95% e shërbimeve që bëjnë zyrat e shtetit për dokumenta për qytetarët në xhepin tuaj në kompjuterin e shtëpisë tuaj. Natyrisht që e gjithë kjo përveç të tjerave ka lidhje me atë famëkeqin dhe torturuesin korrupsion. Rryshfet bashkshish”.