Rama, koalicioni me LSI u prish për reformën në drejtësi

Nga Exit News
Rama, koalicioni me LSI u prish për reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama përjashtoi një koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ai tha në Asamble se koalicioni i mes PS dhe LSI u prish për shkak të reformës në drejtësi.

Deklaratat kryesore të Ramës për Metën janë:

Ilir Meta thotë se më keni marrë refugjatë e më keni bërë ministër. Kjo tregon se sa shumë i do Ilir Meta emigrantët. Ilir dhe Monika nuk do tja dij për askënd që nuk është i LSI, apo i korruptueshëm nga LSI-ja.

Ilir Meta flet për banditë dhe trafikantë, ndërkohë që profesorë dhe intelektualë qenkan larguar. Dhe ju thotë të merrni Kastriot Islamin që është i vetmi profesor i përjashtuar.

Iliri do video për skutat se ku futet. Unë më video nuk merrem.

Ilir Meta u bë president me votat e PS-së dhe të vetat.

Ilir Meta, Monika, Luli thotë hajde në debat. Vetëm Saliu nuk më do në debat se e di që nuk është ide e mirë.

Iliri të bëj debat me Monikën kush është kryetar i LSI-së. Iliri të bëj debatin me Lulin kush ëshët kryetar i opozitës.

Ilir Meta është presidenti i parë dhe i fundit i një republike që jep dekorata për ata që kanë vdekur. Nuk ekziston. Që ti të dekorosh heronjtë e popullit është skandal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>