Kryeministri Edi Rama komentoi të mërkurën në Facebook ngjarjen e ndodhur tek Covid-2 ku një sanitare kishte marrë ryshfet pacientëve duke i shtirur si infermiere.
Rama ka mohuar se ekziston fenomeni i ryshfetit tek mjekët. Duke iu përgjigjur një komentuesi ai është shprehur se mjekët janë heronj dhe se ata që kërkojnë para janë një pakicë:
“Doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para nuk i mohoj, por janë një pakicë, kurrsesi jo shumica!
Prokuroria e Tiranë nisi të mërkurën, hetimet për sanitaren Tire Alldervishaj, e cila mashtroi familjaren e një pacienteje në spitalin Covid2, duke u hequr si infermiere.
Mbrëmjen e 12 janarit në emisionin Stop u raportua se sanitarja Tire Alldervishaj ka mashtruar duke u hequr si infermiere dhe i ka marrë familjes së pacientes rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet brenda në spital. Menjëherë pas lajmit, ministria ka dënuar aktin dhe kërkon shkarkimin e sanitares.
Mëngjesin e së mërkurës, sanitarja u arrestua. Tani ndaj saj rëndon akuza e mashtrimit.
Pas publikimit të lajmit ministria ka reaguar duke dënuar aktin dhe kërkoi shkarkimin e sanitares.