Rama komenton rastin e sanitares tek Covid-2: Janë pakicë ata që marrin para

Nga Exit News
Rama komenton rastin e sanitares tek Covid-2: Janë pakicë ata që marrin para

Kryeministri Edi Rama komentoi të mërkurën në Facebook ngjarjen e ndodhur tek Covid-2 ku një sanitare kishte marrë ryshfet pacientëve duke i shtirur si infermiere.

Rama ka mohuar se ekziston fenomeni i ryshfetit tek mjekët. Duke iu përgjigjur një komentuesi ai është shprehur se mjekët janë heronj dhe se ata që kërkojnë para janë një pakicë:

Doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para nuk i mohoj, por janë një pakicë, kurrsesi jo shumica!

Prokuroria e Tiranë nisi të mërkurën, hetimet për sanitaren Tire Alldervishaj, e cila mashtroi familjaren e një pacienteje në spitalin Covid2, duke u hequr si infermiere.

Mbrëmjen e 12 janarit në emisionin Stop u raportua se sanitarja Tire Alldervishaj ka mashtruar duke u hequr si infermiere dhe i ka marrë familjes së pacientes rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet brenda në spital. Menjëherë pas lajmit, ministria ka dënuar aktin dhe kërkon shkarkimin e sanitares.

Mëngjesin e së mërkurës, sanitarja u arrestua. Tani ndaj saj rëndon akuza e mashtrimit.

Pas publikimit të lajmit ministria ka reaguar duke dënuar aktin dhe kërkoi shkarkimin e sanitares.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>