Kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjetin Facebook, ka konfirmuar mbërritjen nga aeroporti Nënë Tereza të 100 mijë vaksinave.
“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid,” shkruan Rama.
Ai u shpreh se qeveria është e vendosur të vazhdojë vaksinimin masiv dhe të garantojë një sezon turistik të lehtësuar.
Më herët, Exit siguroi pamjet e mbërritjes vaksinave më anë të autoambulancave.