Rama: Konflikti Kosovë-Serbi nuk mund të mbaj peng zhvillimin e vendeve të Ballkanit

Nga Exit News
Rama: Konflikti Kosovë-Serbi nuk mund të mbaj peng zhvillimin e vendeve të Ballkanit

Kryeministri Edi Rama fajësoi politikën e vendeve të BE-së për bllokimin e hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, në Forumin e Prespës, të premten, Rama u shpreh se Ballkani nuk ka nevojë për BE-në për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve:

“Ne mund t’ua lehtësojmë jetën njerëzve që jetojnë këtu. Nuk kemi pse presim të bëhemi vende anëtare për ët bërë tregti të lirë. Ne nuk duhet të presim BE për lëvizjen e lirë të mjerëzve mes nesh. Ne të kemi një sportel në kufi, dhe ti shëndërrojmë kufijtë në të hapura dhe të lira, këtë mund ta bëjmë edhe vete”.

Rama u shpreh se konflikti mes Serbisë dhe Kosovës mund ët lehtësohet me tregtimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Ballkanit. Konflikti mes dy vende nuk mund të mbajë peng zhvillimin e rajonit:

“Konflikti i Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të mbajë peng edhe vendet e tjera. Duke lehtësuar lëvizjen mes vendeve, dhe dialogu bëhet më i thjeshtë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>