
Kryeministri Edi Rama reagoi të martën në lidhje me situatën e krijuar mes Serbisë dhe Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga kjo e fundit.
Rama thekson se Kosova ka të drejtë, por duhet të shmangë ngrirjen e konfliktit.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%),” shkruan Rama në rrjetin Twitter.
Ai sugjeron që palë ta zgjidhin mosmarrëveshjen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ndërkohë, më herët të martën presidenti serb Vuçiç njoftoi se kishte refuzuar një kompromis të propozuar nga BE-ja, duke kërkuar tërheqjen e Kosovës nga komunat me shumicë serbe në veri.