
Kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Europian për mos hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë
Duke folur në forumin ‘Evropa Park’ në Gjermani, Rama tha se BE-ja nuk ka deklaruar hapur se vendimi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, është marrë pasi BE ka probleme të brendshme:
“Emanuele Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet.”
Rama theksoi se shqiptarët kanë shumë besim tek BE-ja dhe mezi presin të anëtarësohen në të, por BE-ja po mban distancë:
“Pozicioni ynë është shumë më i çuditshëm: ne jemi të verbuar nga dashuria për Evropën, Evropa thotë se do të martohet me ne. Por a mund të martohesh me dikë që nuk flet?! Si mund të martohesh me dikë që nuk i flet?!”
Duke folur për shqetësimin e Be-së për krimin në Shqipëri, Rama tha se ‘nuk ka një krim shqiptar, pasi krimi i organizuar është ndërkombëtar’.
Rama tha se europainët mendonin të njëjtën gjë kur Bullgaria e Rumania donin të anëtarësoheshin në BE:
“Kur bullgarët donin të hynin në BE mendoni se ato do t’i vrisin. Kur donin të hynin Romunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Krimi i organizuar është ndërkombëtar, jo vetëm shqiptar.”
Në fund të fjalës së tij, Rama ftoi të huajt të vizitojnë Shqipërinë, pasi ‘për të huajt është vendi më i sigurt në Europë’.