Rama kritika BE-së: Disa vende e kanë kthyer egoizmin në sistem, nuk na kanë kërkuar plan vaksinimi

Nga Exit News
Rama kritika BE-së: Disa vende e kanë kthyer egoizmin në sistem, nuk na kanë kërkuar plan vaksinimi

Kryeministri Rama i ka qëndruar pakënaqësive ndaj Bashkimit Europian duke e konsideruar “moralisht e pa justifikueshëm” vendimin e tyre lidhur me shpërndarjen e vaksinave.

Në një intervistë në “Open”, Rama tha se kritikat e tij nuk ishin të drejtuara ndaj Komisionit Europian por Këshillit.

Kryeministri u shpreh kundër vendimit për vënien në dispozicion të 70 milionë eurove nga KE për Ballkanin Perëndimor për të blerë vaksina.

Ne nuk i kemi kërkuar Komisionit Europian lekë po i kemi kërkuar vaksina. Ca do blejnë ata me ato 70 milionë euro”, tha Rama.

Kritikat ndaj BE-së Rama tha se “nuk i heq asnjë presje” dhe se ato i drejtohen atyre vendeve të BE-së që “egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem në tryezën e BE-së.”

“Ca kuptimi ka që të kesh stok që nuk e injekton dot në 6 javë. Ca i kushtonte të mos i thoni këtyre të 6-tëve merrni 1 mijë dhe vaksinoni ata që janë në vijë të parë”

Sa i përket deklaratave të ambasadorit Soreka, kryeministri tha se Shqipëria ka një plan vaksinimi dhe se nga ana e BE-së nuk ka patur kërkesë për të paraqitur plan vaksinimi.

Ky është plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID. Është plani i eskpertëve. Prej kohësh i kemi çuar BE sasitë e nevojshme për ne. Nuk ka na kërkuar askush plan vaksinimi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>