Rama kritikon eurokomisioneren Gabriel: Po fut hundët në fushatën elektorale

Nga Exit News
Rama kritikon eurokomisioneren Gabriel: Po fut hundët në fushatën elektorale

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar ndërhyrje në fushatën elektorale pjesmarrjen e eurokomisioneres Maria Gabriel në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Komisioni Europian nuk mund të bëhet pjesë e fushatës elektorale në Shqipëri dhe se është ankuar për këtë veprim të Gabriel.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”

Më herët, eurokomisionerja Gabriel ishte e pranishme në tryezën e diskutimit tryezë të organizuar nga PD me dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku mbështeti propozimin e PD-së për zhvillimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe arsimit profesional.

4 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme