Rama kritikon organizimin e PD: Atje është më e rëndësishme partia se shëndeti

Nga Exit News
Rama kritikon organizimin e PD: Atje është më e rëndësishme partia se shëndeti

Kryeministri Edi Rama në fjalimin hapës të fushatës së Partisë Socialiste kritikoi organizmin e Partisë Demokratike tek Sheshi Nënë Tereza ku demokratët çelën fushatë.

Rama tha se fushata e PS-së është e përgjegjshme dhe se për ta është më i rëndësishëm shëndeti i njerezve.

“Kurse atje partia është edhe mbi shëndetinn e njerëzve. Ktu ka respekt për mjedisin dhe ajrin. Atje ka ndotje dhe zhurmë. Se si mund të mbildhen në këtë kohë. Me makina dhe me dasmorë që kanë vënë përpara një dhëndër që vonohet një orë. Ca mund të presësh nga dikush që lë 1 orë në të ftohtë njerëzit që I kishte thirrur vetë. Natyrisht që po flinte”, tha Rama.

Kryeministri përdori gjithashtu vizitën e tij në Paris për të thënë se atje “ishte çdo gjë mbyllur” ndërsa sipas tij PD është e papërgjegjshme për mënyrën se si organizoi fushatën.

“Ktu ka respekt për shtetin për ligjin për rregullat që i kemi vënë të gjithë bashkë dhe që mbi të gjitha njerëzit e zakonshëm i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë ndërkohë që atje nuk ka respekt për ligjin, rregullat dhe njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës sonë, e tyre është krejt tjetër.”, deklaroi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>