Kryeministri Edi Ram ju përgjigj sulmeve në rrjet ndaj tij pas fotos së publikuar me dy xhudistet kosovare.
Në një postim të gjatë në Facebook, të martën, Rama konfirmoi se e Ballkani i Hapur është e vetmja mënyrë për të hequr kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për njohjen e Kosovës nga Serbia:
“Shumica e re qeverisëse e Shqipërisë, të heqim dorë nga lufta diplomatike për paqe e prosperitet ekonomik e social në Ballkanin e Hapur – përfshirë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia. E cila bëhet me mend, krah për krah me aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Shqipërisë e të Kosovës, e jo me “lulin” e kinse patriotizmit digjital”.
Ai e kritikoi qasjen e kundërshtuese të politikës së jashtme të Kosovës si bllokimi i dialogut me Serbinë, kundërshtimi i projektit të Ballkanit të Hapur, shkeljen e marrëveshjeve të firmosura me SHBA-të dhe me BE-në.
Rama i quajti sulmet e krijuara ndaj kujtdo që mbështet projektin e Ballkanit të Hapur, “kinse patriot” dhe mëndjengushtësi e cila nuk e çon Kosovën përpara:
“Ata e kë ata i frymëzon e i ushqen me helmin verbues të urrejtjes, dasisë, frikës nga e ardhmja.
Kryeministri shtoi se kjo mënyrë kundërshtuese po zbeh imazhin dhe rëndësinë e Kosovës tek partnerët strategjik si BE dhe SHBA:
“Dialogun me Serbinë në një monolog që nuk i prish asnjë punë Serbisë (përkundrazi acaron prej vitesh tanimë nervat e aleatëve tanë të pazëvendësueshëm strategjikë, të cilëve për krejt fajin e monologuesve të Kosovës, Serbia u duket gjithnjë e më e pafajshme, ndërsa Kosova gjithnjë e më pak e arsyeshme)?
Trajektoren gjithnjë e më në rënie të respektit e të durimit të tyre me Prishtinën zyrtare dhe më dhembin gjithnjë e më shumë shtrembërimet e buzëve të tyre, kur flitet për Kosovën”.