
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot, 23 qershor fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-ës.
“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë:, shkroi Rama në një postim në Instagram.
Rama fitoi për të tretën herë radhazi zgjedhjet e përgjtihshme në vend, më 25 prill. Ai u bë kështu kryeministri i parë i pas komunizmit të drejtojë vendin për 3 mandate.
Zgjedhjet e 25 prilli u kontestuan nga opozita, e cila e akuzoi Ramën për blerje masive të votave.