Rama kundër Ramës – Piramida, stadiumi, teatri

Rama kundër Ramës – Piramida, stadiumi, teatri

Edi Rama, nëntor 2010—kundër vendimit të qeverisë Berisha për prishjen e piramidës për ndërtimin e godinës së re të Kuvendit:

“Në cilësinë e një njeriu të kulturës dhe të artit, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohë qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi.

Ju po e bëni njësoj si gjenerali serb, që kur u shemb ura Mostarit tha, mos u mërzisni dhe mos shqetësohet bota, do ta bëjmë edhe më të bukur, do ta bëjmë edhe më të vjetër.”

Edi Rama, 24 prill 2016, pro prishjes së stadiumit “Qemal Stafa” për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”:

“A ishte Wembley i vjetër një monument kulture? Jo vetëm ishte një perlë e trashëgimisë kulturore, po edhe një monument i historisë së futbollit botëror, jo thjesht anglez. E megjithatë erdhi koha qe të shembej për t’ia lënë vendin Wembley-it të ri, sepse ashtu siç ishte, produktivitetin e kishte minimal ndërsa kostot e mbajtjes së tij në jetë ishin të jashtëzakonshme.

Po “Qemal Stafa”?! I cilësuar monument kulture vetem për shkak të fasadës së tribunës qendrore, ndërkohë që gjithçka ka në pjesën tjetër është monument vulgariteti, degradimi, pisllëku. Pozicioni i tij në zemër të kryeqytetit është fantastik, shansi ynë historik që ta kemi stadiumin e ri kombëtar në qendër e jo jashtë qytetit.

Kosto e paimagjinueshme për të ruajtur një fasadë që sado e bukur, nuk mund të justifikojë tërë atë boshllëk pa jetë në mes të Tironës.”

Edi Rama, 14 shkurt 2018, pro prishjes së Teatrit Kombëtar:

“Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shembet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godinën për Teatër Kombëtar i këtij vendi. Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>