Rama lajmëron lehtësimin e masave kufizuese

Nga Exit News
Rama lajmëron lehtësimin e masave kufizuese

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë një lehtësim të masave kufizuese. Gjatë një deklarate për gazetarët pas inspektimit të vaksinimit të punonjësve të tranportit public, ai tha se vendi është në një situatë optimale.

“Nesër komiteti do dalë me plan të ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon më të lirë turistik”, u shpreh Rama.

Lehtësimin e masave e paralajmëroi dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si dhe zëvendës ministrja, Eugena Tomini.

Aktualisht në vend është në fuqi ora policore prej 22:00 deri në 06:00 si dhe mbajtja e maskave në ambjentet e brendshme dhe të jashtme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>