Rama lajmëron mbledhje mes qeverive greke e shqiptare

Nga Exit News
Rama lajmëron mbledhje mes qeverive greke e shqiptare

Qeveria shqiptare dhe ajo greke do të takohen së shpejti, për të diskutuar për të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm grek Dendias.

Duke theksuar se çështja e detit do të diskutohet në drejtësinë ndërkombëtare, Rama tha se tani dy vendet do të fokusohen ‘tek bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe do të ketë një mbledhje të parë të dy qeverive tona për tu marrë me çështje që kanë rendësi për njerëzit e zakonshëm, shqiptarët në Greqi dhe grekët këtu.’

Disa nga çështjet e përmenduara nga Rama që pritet të diskutohen mes dy vendeve janë: heqja e ligjit të luftës, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>