Rama lavdëron e-Albanian: 2,5 milionë aplikime vetëm që nga janari

Nga Exit News
Rama lavdëron e-Albanian: 2,5 milionë aplikime vetëm që nga janari

Kryeministri Rama njoftoi qytetarët, të enjten, se portali e-Albania është vlerësuar si model suksesi në raportin e OECD-së, OKB-se dhe DASH-it.

Në një status në Facebook, Rama shkroi:

“e-Albania vlerësohet botërisht si model suksesi! Raporti i OECD, OKB dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë veçuar pozitivisht qeverisjen digjitale të Shqipërisë, e cila në këtë fushë ka lënë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Sipas  Ramës nga 1 janari 2020, në e-Albania janë bërë plot 2,5 milionë aplikime online të bëra nga 1,1 milionë qytetarë dhe biznese.

Vlen të kujtohet se gjatë karantinës, të gjithë qytetarët duhet të aplikonin për leje në portalin Albania,nëse duhet të dilnin nga shtëpia për të kryer pazaret apo për të shkuar në punë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>