Rama lavdëron rrugën Dukaj-Sinanaj, rikonstruktohet me 215 mijë euro kilometri

Nga Exit News
Rama lavdëron rrugën Dukaj-Sinanaj, rikonstruktohet me 215 mijë euro kilometri

Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook, një video promovuese për ndërtimin e rrugës Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën.

Ai u shpreh se kjo rrugë, e cila do të përfundojë në shtator, do të jetë “jo vetëm një aks i rëndësishëm për fermerët e bujtinat e kësaj zone, por për ta kthyer Tepelenën në një pikë distribucioni të lëvizjes së turistëve”.

Rruga Dukaj-Sinanaj është 14,5 kilometra e gjatë dhe 4.5 metra e gjerë, rrugë e drejtë e shtrirë në luginë, ka kushtuar rreth 3.1 milionë euro, ose 215 mijë euro për kilometër.

Në fakt punimet në këtë rrugë po kryehen për rikonstruksionin e saj.

Rruga është një kalimshme me dy korsi kalimi.

Tenderi u hap më 19 tetor 2020, morrën pjesë 6 kompani, 4 prej të cilave u skualifikuan ndërsa dy kompanitë me ofertat më larta vijuan garën.

Fituesi u shpall në 18 dhjetor 2020, dhe kohezgjatja e kontratës ishte 6 muaj, por rruga ende nuk ka mbaruar.

Kompania 2T fitoi tenderin me një ofertë 97% të fondit limit ndërsa kompania tjetër kishte ofruar 99% të fondit limit.

Kompanitë  e tjera u skualifikuan kryesisht për mosparaqitje të dokumentave sipas kërkesave të tenderit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>