
Kryeministri Rama i ka dhënë një leksion opozitarizmi Partisë Demokratike, e cila “po vazhdoi kështu do humbasë edhe më thellë herën e ardhshme dhe do vazhdojë të më fajësojë mua.”- tha ai.
Nëse do të ishte ai opozita e qeverisë së tij, Rama tha se do të ishte shumë më kërkues dhe efikas.
“Nuk do të merresha me vija të kuqe e të zeza, por kjo nuk është puna ime. Opozita le ta gjejë vetë se si ta bëj më mirë këtë punë.” – deklaroi Rama.