Kryeministri Edi Rama pranoi të martën në Euronews se lista e të dhënave e publikuar në media është e Partisë Socialiste, por është modifikuar.
“Çfarë ka dalë është një përzieje e informacioneve që ne kemi disponuar, por që nuk janë të reja, janë të vjetra dhe e informacioneve që janë hedhur aty, dhe ka një arsye se ata që kanë përhapur informacionet në media nuk i përgjigjen organeve ë hetimit për të dorëzuar bazën e të dhënave”, tha Rama.
Rama tha në një intervistë me Ilva Taren se PS nuk përdor kartat e ID.
Kryeministri përsëriti sërish deklaratën e tij se numri i ID nuk është i rëndësishëm.
Rama u shpreh se sistemin e patronazhimit e përdorin dhe parti të tjera ndërkombëtare. Ai deklaroi se sot, të martën, ai ka parë një listë të tillë të cilën e zotëron PD, të publikuar në Report Tv.
Rama theksoi se PD kishte dhe numra ID në këto të dhëna, ndërsa PS jo.
I pyetur nga gazetarja i komentoi sërish ftesën e tij për kreun e PD Lulzim Basha për bashkëpunim. Rama u shpreh se bëhet fjalë për një bashkëpunim sikurse kanë vendet e tjera europiane. Rama ripërsëriti se Basha nuk është drejtuesi i vërtetë i opozitës.
Rama u shpreh se ftesën ndaj Bashës e bën pasi ndihet i sigurt që PS do të fitojë më 25 prill.
Kreu i PS deklaroi se po përpiqet të japë idenë se pas zgjedhjeve ai do të japë një frymë bashkëpunimi.