Rama: Listat e hapura nuk i heqin pushtetin kryetarit

Nga Exit News
Rama: Listat e hapura nuk i heqin pushtetin kryetarit

Kryeministri Rama mbështeti sot në Kuvend listat e mbyllura me justifikimin se ato kanë “transformuar Kuvendin” dhe kanë sjell “balancim gjinor”.

Rama i kundërshtoi deklarata se listat e hapura e zhveshin kryetarin e partisë nga pushetti për të vebndosur kë të dojë në listë:

“Është e pavërtetë që listat e hapura e kthyekan kryetarin e një partie në një njeri si gjithë të tjerët. Ia heqkan të drejtën për të zgjedhur dhe listat e mbyllura e kthejnë atë në një bunker. Kjo është e pavërtete. Është përgjegjësi e lidershipit përmbajtja e listave”.

Ndërsa, ai kërkoi sërish heqjen e koalicioneve parazgjedhore duke e ilustruar kërkesën e tij me një shembull:

“Është një deputet këtu që është produkti më domethënës e pse koalicionet nuk janë unitet demokratik në program. Është një deputet që nuk ka votuar as për veten e vet. S’ka votuar, është i pari dhe i fundit në planet. Rasti unikal. Ka ardhur këtu me PD. Ka bërë fushatë për mua dhe mes dy kohërave ka kapur dhe ai një drejtori”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>