Kryeministri Edi Rama u takua të enjten (17 shtator), me disa parlamentarë të Bundestagut, raportuan disa burime për Deutsche Welles, të premten (18 shtator).
Sipas burimeve diplomatike për Deutsche Welles Rama nuk është takuar me kancelaren Merkel. Njësoj, ai nuk ka takuar as kryetarin e grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Ëadephul, dhe as kryetarin e Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.
Rama, njofton DW, ndodhet në Gjermani për të lobuar pranë koalicionit qeverisës, CDU/CSU, për t’i dhënë Shqipërisë po-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE–në.
Në dy konferencat e fundit të organizuara nga Instituti Aspen në Berlin, (17 shtator) dhe një tjetër nga Fondacioni Konrad Adenauer, Gjermania ka shprehur hezitimin e saj për caktimin e një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.