Rama mbron Ballkanin e Hapur, Kosova të pranojë vendimet tona

Nga Exit News
Rama mbron Ballkanin e Hapur, Kosova të pranojë vendimet tona

Kryeministri Edi Rama i kërkoi Kosovës të respektojë vendimine Shqipërisë për pjesmarrje në Ballkanin e Hapur duke lënë mënjanë sulmet si “tradhtar, filoserbë apo nostalgjik filosllav për ata që mendojnë ndryshe”.

Nga foltorja e Kuvendit, të enjten, Rama i kërkoi opozitës shqiptare të mos nxisë në Kosovë “politika që nuk kanë të bëjnë me prespektiva por me luftën politike”

“Bllofet e politikës së brendshme me të jashtme ndikojnë njëra-tjetrën. Për Kosovën ne mund të flasim por vendimet i marrin ato. Për Shqiëprinë vendosin autoritete tona, nëse ata nuk i pëlqejnë, t’i pranojnë, por jo ti shpallim si tradhtar, filoserbë apo nistalgjik filosllav ata që mendojnë ndryshe”, shtoi Rama.

Ai paralajmëroi Kosovën se me politikën përçarëse do të humbë edhe ato përfitime të marra me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“A duhet të kërkojë falje Serbia për krimet e luftës? Po, nuk e luan topi. Pa u vënë aty kërkesa për falje dhe pastaj falja, nuk mbyllet kurrë saga e këtij konflikti. Por si arrihet kjo? Duke u izoluar apo duke u hapur, duke u afruar, duke rënë dakord për gjëra që janë në dobi të mirëqenies ekonomike e sociale. Nëse nuk paraqitet si popull i përkushtuar ndaj paqes, populli shqiptar është i destinuar të humbasë”, përfundoi kryeministri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>