Rama mbron zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm me propagandë

Rama mbron zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm me propagandë

Kryeministri Rama po përdor si mbrojtje kundër akuzave dhe kontestimit të procedurave për prokurorin e përkohshëm, nga opozita, vetëm deklaratat e ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së.

Menjëherë pas konferencave për shtyp të kreut të PD-së Basha dhe kryetarës së LSI-së Kryemadhi, ku shprehën argumentet e tyre lidhur me pakushtuetushmërinë e gjithë procesit të zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm, Kryeministri Rama reagoi me një status në Facebook:

Gjatë gjithë këtyre ditëve të ngërçit për mbarimin e mandatit të Kryeprokurorit Llalla dhe zgjedhjen e pasardhësit të tij, Kryeministri Rama, qeveria e tij dhe PS nuk kanë shpjeguar se përse janë pro një procedure që shkel kushtetutën. Për kryeministrin ka mjaftuar miratimi, jo profesional, dhe me një retorikë emocionale, i ambasadorit Lu që dje deklaroi:

“Në emër të grave dhe të fëmijëve që vuajnë si pasojë e një sistemi të korruptuar shpresoj që politikanët t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe do të zbatojnë këtë reformë në drejtësi.”

Dukshëm as Kryeministri Rama dhe as ambasadori Lu nuk kanë njohuri mbi parashikimet e reformës në drejtësi për procesin e zgjedhjes e prokurorit të përgjithshëm, por përdorin figura emocionale si “gratë” e “fëmijët” për të justifikuar shkeljen e Kushtetutës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>