
Kryeministri Edi Rama tha se politika e jashtme e Shqipërisë ka ndryshuar që kur ka ardhur ai në pushtet.
“Politika e jashtme e Shqipërisë [..] falë kësaj qeverie prej 7 vjetësh Shqipëria ka politikë të jashtme. Shqipëria sot, fal nesh drejton OSBE, diçka e pamendueshme më parë dhe jo vetëm drejton OSBE por ka një reputacion të madh”, u shpreh ai në emisionin Opinon të Tv Klan.
Rama tha se nuk ka pasur më përpara “politikë të jashtme dinjitoze ku shqiptarët ulen në çdo tavolinë pa komplekse”.