PS vendos të heqë koalicionet parazgjedhore, partitë do garojnë më vete

Nga Exit News
PS vendos të heqë koalicionet parazgjedhore, partitë do garojnë më vete

Shumica socialiste duket e vendosur të ndalojë koaliconet parazgjedhore në formën e tanishme.

Kryeministri Rama deklaroi të premten se nuk mund të ketë më koalicione parazgjedhore, nëse hapen listat e kandidatëve për deputetë.

Rama ka thënë se partitë mund të bëjnë një koalicion të përbashkët me një listë të vetme kandidatësh, por jo koalicion ku çdo parti ka një listë të vetën.

Rama tha:

“Listat e hapura e bëjnë të pamundur mbajtjen e koalicioneve. Do të bënin të pamundur votimin, me fletë kilometrike.”

Rama mori si shembull vendet europiane të cilat nuk lejojnë koalicionet dhe tha se vetëm në Shqipëri ka koalicione ku vota e një partia numërohet dhe i jep deputet një partie tjetër:

“Nuk kemi asnjë vend, përveç vetes që një mullar i madh me parti ku shumicën e tyre nuk e ka dëgjuar askush, futen në një tren të madh, përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe bëjnë që qytetari të votojë për njërin dhe votën ta marri tjetri.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>