Rama merr në mbrojtje ministrin Xhafaj: Nuk ka asnjë përgjegjësi

Rama merr në mbrojtje ministrin Xhafaj: Nuk ka asnjë përgjegjësi

Kryeministri Rama mori në mbrojtje ministrin Xhafaj për çështjen e të vëllait të dënuar në Itali, dhe tha se ministri nuk ka asnjë përgjegjësi morale apo penale, ndaj ai duhet të vazhdojë detyrën.

Gjatë fjalimit përpara grupit parlamentar të PS, Kryeministri Rama u shpreh:

“Sot ministri i brendshëm nuk duhet të përgjigjet as moralisht dhe as penalisht.

Unë kam kërkuar nga agjenci të specializuara ndërkombëtare ekspertizën ligjore dhe kam vënë në lëvizjen strukturën profesionale për mbledhejn e çdo prove lidhur me vëllain e ministrit të brendshëm.

Që nga zbulimi i vendimit për të cilin nuk ka pasur asnjë kërkese nga autoritete italaine, që do të thotë pavarësisht lloqeve të mediave të opozitës, që kërkojnë drejtësi por që nuk kanë lexuar një ligj të vetëm, ju them se pa këtë kërkesë Shqipëria nuk ka vepruar dot, nuk ka pasur si të veprojë “

Lidhur me audio përgjimin e bërë publik nga PD ku tregohej se Agron Xhafaj vazhdonte aktivitetin e tij kriminal nga qyteti i Vlorës ku banonte, Rama akuzoi opozitën se po mundohet të destabizojë vendin me video të rreme:

“Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi  përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin.

Është maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për t’i thënë Europës që ky është një vend ku minsitria e Brendshme është organizata mëmë e trafikut të drogës.”

Kryeministri Rama shfrytëzoi të njëjtin moment për të folur dhe për vizitën e tij në Francë, ku u takua me kryeministrin Macron.

“Vendimmarrja e Francës është në studim e sipër, pasi nuk është thjesht çështje e Maqedonisë apo e Shqipërisë por tema e gjerë e reformimit të Europës. Jam më optimist pas takimit sesa para takimit”, u shpreh Kryeministri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>