Rama mesazh nga shtëpia: Rrini në shtëpi që të mos shkojmë si cjapi te kasapi

Nga Exit News
Rama mesazh nga shtëpia: Rrini në shtëpi që të mos shkojmë si cjapi te kasapi

Kryeministri Edi Rama, në një mesazh nga shtëpia, falenderoi qytetarët për zbatimin e masave dhe i kërkoi atyre të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, si e vetmja mënyrë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në vend:

“Rastet e shkeljeve sot në Tiranë dhe Durrës kanë qenë minimale. Faleminderit për ndihmën që po i japim njëri-tjetrit

Do të jetë një luftë e gjatë, do na duket shekullore se nuk jemi mësuar të rrimë në shtëpi, por nuk ka rrugë tjetër nëse nuk duam të shkojmë si cjapi te kasapi.

Nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajorë në lëndimin apo humbjen e të afërmve tanë ne duhet të qëndrojmë në këtë rrugë.”

Ai lajmëroi qytetarët se përballja me koronavirusin do të jetë një luftë e gjatë ndaj duhen respektuar masat.

“Sot që flasim numri i të prekurve ka arritur në 33 dhe do të vazhdojë të rritet sepse kurbën e epidemisë së koronavirusit nuk kemi në dorë ta ndalim, por vetëm ta ngadalësojmë me masa shtrënguese.

Ky është vetëm fillim fare i një lufte nervash që do të zgjasë. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sa do zgjasë. Nuk do jetë një histori shumë e shkurtër dhe as e lehtë.

Masat shtrenguese do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen, prandaj duhet ta ndajmë mendjen se duhet t’i zbatojmë.”

Për të gjithë ata që i shkelin këto masa, kryeministri paralajmëroi përshkallëzim të gjobave dhe ndëshkimeve:

“Më shani mua sa të doni por masat do të përshkallëzohen, bashkë me ndëshkimet.

Kush do kapet në qarkullim mund ta humbasë patentën përfundimisht dhe të ndalohet të hyjë në kurs për disa vjet.

Kush luan me çmimet e ushqimeve dhe barnave mund ta humbasë të drejtën të tregtojë më.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>