
Kryeministri Edi Rama tentoi t’i mësonte ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe deputetes Elisa Spiropali, se si të luajnë basketboll.
Gjatë një vizite në shkollën e rindërtuar ‘Ramazan Subashi’ në Vorë, të enjten, Rama ftoi Spiropalin dhe Ahmetajn të bënin disa gjuajte të lira në palestrën e shkollës.
Pasi Ahmetaj dhe Spiropali nuk arritën të bëjnë kosh, Rama e gjuajti vetë disa herë topin për të treguar teknikën e duhur.
Pas disa tentativa, Rama, Ahmetaj dhe Spirapali ndaluan goditjet me top, vetëm kur ministri Ahmetaj bëri kosh.
