Rama: Meta ka shkelur kushtetutën, por ne nuk do ta shkarkojmë

Nga Exit News
Rama: Meta ka shkelur kushtetutën, por ne nuk do ta shkarkojmë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se presidenti Meta duhej shkarkuar për shkeljet e rënda të kushtetutës, por se shumica socialiste zgedh të respektojë vendimin e Komisionit të Venecias dhe të mos e shkarkojë atë.

Duke folur nga kuvendi gjatë diskutimit të raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, Rama u shpreh se do të respektojë rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili ka pranuar shkeljet e Metës por thotë se nuk janë mjaftueshëm për ta shkarkuar:

Ne mendojmë që Ilir Meta duhet shkarkuar, por ne jemi ndryshe nga e vjetra.  

Komsioni i Venecias na ka thënë se ka pasur shkelje, por nuk janë aq të rënda.

Ne mendojmë që janë shumë të rënda, por ne asnjëherë nuk i kemi ngritur vendimmarrjen mbi mendimin se  jemi të pagabueshëm.”

Rama akuzoi Metën se ‘e ka kthyer presidencën në një seli të operacioneve politike të njëashme dhe në një vatër të ndjezjes së zjarrëve duke përdorur kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj kësaj shumice si benzinë.’

Kryeministri u shpreh se Meta ka shkelur jo vetëm kushtetutën, por dhe etikën e institucionit të presidencës që duhet të jetë mbi palët dhe jo partik, duke u sjellë si ‘president qesharak’ që del në miting dhe i kërkon popullit të rrëzojë qeverinë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>