Kryeministrit Edi Rama tha sot se Presidenti Meta po përpiqet të krijojë krizë për tu mbrojtur nga drejtësia e re.
Në disa postime në Twitter, Zoti Rama u shpreh se të gjitha veprimet e presidentit, si dekrete, protesta, bojkote bëhen për shkak të frikës ndaj drejtësisë:
“Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin”.
Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE-së, tha Kryeministri, ‘një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit’.
Reagimi i Kryeministrit vjen pas letërs së Presidentit Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi.
Në letrën e tij Presidenti rendit shkeljet kushtetuese të kryera nga qeveria Rama për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe në institucionet e reja të drejtësisë.