Rama mohon lidhjen me Ndranghetën, sulmon median e opozitën

Nga Exit News
Rama mohon lidhjen me Ndranghetën, sulmon median e opozitën

Kryeministri Rama hodhi poshtë akuzat e ngritura nga media dhe opozita për lidhje mes qeverisë e bashkisë Tiranë me organizatën mafioze Ndrangheta.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, të martën, Rama tha se nuk ka asnjë provë, asnjë lidhje që vërteton se të arrestuarit si pjesë e Ngranghetës në Itali kanë përfituar tendera dhe leje ndërtimi në Shqipëri.

Rama citoi konkluzionet e prokurorisë italiane në përfundim të hetimeve, sipas së cilës:

“Pas më shumë se 1 viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njëri tjetrin për investime që do të bënin në Shqipëri, ata dështuan totalisht.

I vetmi investim është një dyqan i vogël për shitje rrobash pune, për të cilin ka pasur konflikte mes pronarëve.

Në vitin, 2018 invesitimi i Ndranghetas ka shitur mallra për 5 milionë lekë të ardhura dhe 400 mijë lekë humbje.”

Rama sulmoi gazetarët dhe opozitën për keqinformim të publikut duke thënë se po përdor një dosje pa lidhje me Shqipërinë për të fituar klikime:

“Servirja e këtij llumi dhe kërkesa për klikime dhe spektakël është një turp që mishëron ata që e ushqejnë këtë, që janë të njëjtët të cilën prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet.

Merreni konkluzionet e prokurorisë italiane dhe pijani lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të medias.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>