Rama mohon trafikun e drogës: Nuk ka shans, e kemi luftuar

Rama mohon trafikun e drogës: Nuk ka shans, e kemi luftuar

Kryeministri Edi Rama bisedoi, dje në mbrëmje, me gazetarin Roland Qafoku në studion e emisionit “Debati” në Channel One.

Temat kryesore të intervistës ishin trafiku i drogës, emigracioni i lartë, ekonominë,  si dhe premtimet e pa mbajtura nga Qeveria Rama.

Megjithëse droga e kapur muajin e fundit arrin në shifra rekord, Kryeministri Rama mohoi rritjen e kriminalitetit dhe trafikut të drogës në Shqipëri, duke deklaruar:

“Nuk ka më shans që Shqipëria të jetë vendi  ku mbillet kanabis.”

Disa nga pikat kryesore të intervistës janë:

Për drogën dhe krimin 

 – Në 2017 kanabisi është fshirë nga harta e Shqipërisë dhe mbjelljet kanë qënë minimale.

 – Nuk ka më shans që Shqipëria të jetë vendi  ku mbillet kanabis .

 – Kemi fituar luftën kundër kultivimit të kanabisit.

 – Në Shqipëri ka krim të organizuar, por jo mafje.

 – Në 4 vite të qeverisë sonë,u luftua kanabisi për herë të parë.

 – Nuk ishim plotësisht të përgatitur  për të përballuar reagimin pas ndërhyrjes në Lazarat në 2013.

 – Raporti i OKB i cili e rendit Shqipërinë në vendin e  parë në botë për përdorimin e  kokainës për frymë, është idiotësi.

Për emigracionin

 – Emigracioni është një fazë historike, të cilën nuk e konsideroj  aspak një tragjedi apo dramë.

 – Shqipëria nuk rrezikon të shuhet apo të zbrazet.

Për premtimet e pambajtura

 – Nuk kam thënë asnjëherë që do zhduk krimin në familje.

 – Nuk kam thënë asnjëherë që do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.

 – Jemi në përputhje me çdo objektiv të vendosur  paraprakisht për 100 ditët e para të qeverisjes dhe pastaj të 300 ditëve.

 – Qytetarët do të ndiejnë lehtësim dhe ndryshim në marrjen në kohë të arsyeshme të përgjigjeve në zyrat e shtetit lidhur me të drejtat e tyre.

Për ekonominë

 – Kam besim që investimet  e huaja këtë vit do tejkalojnë shifrat e arritura me TAP-in.

 – Ekonomia shqiptare  është rritur 4-fish më shumë se 4 vite më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>