Kryeministri Edi Rama i kërkoi qytetarëve të mos gënjehen nga premtimet e opozitës.
“Ka shumë për të humbur nëse bien pre e sirenave joshëse të jetës fushë me lule. E sirenave që vijnë me makina dhe premtojnë 2 mijë euro atje, e 20 mijë euro atje”, u shpreh Rama në një takim me banorët e Përrenjasit, të martën.
Rama bëri një krahasim me qeveritë e mëparshme të PD-së, duke u shprehur se:
“Xhaferrët, Sudet, Vehbit i kemi parë njëherë. Pamë se si ajo fjalë që thotë populli, rruga e shkurtër të nxjerr gjatë, nga nxorri në njëngreminë që vuajtëm për tu ringritur”.
Ai tha se investimi në infrastrukturë si “në portin e Durrësit, të vlorës, Sarandës, Shëngjin është një infrastrukturë e tërë e re dhe moderne, e cila është për të gjithë, që do të rrisë punësimet”.