Rama për median serbe N1: mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jetë pengesë për minishengenin

Nga Exit News
Rama për median serbe N1: mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jetë pengesë për minishengenin Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë se mini-Shengeni i Ballkanit është përgatitje për tu bërë anëtarë të BE-së.

Në një intervistë për median serbe N1, Rama e quajti kyç bashkëpunimi rajonal dhe “mini-shengenin” në Ballkanin Perëndimor deri sa këto vende të anëtarësohen në BE, në një intervistë për median serbe N1.

“Ka pasur shumë jetë të keqe në Ballkan për shkak të mosmarërveshjeve që zgjaten në një mënyrë të çuditshme. Për të jetuar së bashku, për të shijuar bashkëjetesës dhe zhvillimin e përbashkët, ne nuk duhet të biem dakord për gjithçka, ne duhet vetëm të gjejmë një mënyrë për të punuar sëbashku dhe për të trajtuar mosmarrëveshjet tona”, tha Rama duke shtuar se ka një mënyrë për t’i zgjidhur ato.

Rama theksoi faktin se bashkëpunimi rajonal është thelbësor, duke shtuar se ai nuk sheh asnjë arsye pse njerëzit nuk duhet të lëvizin të lirë në rajon derisa vendet të bëhen anëtare të BE-së.

“Pse duhet ne të mos kemi lirinë e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve? Këto janë katër liritë e BE-së. Në fakt këto katër liri dikush i quajti me emrin e keq “mini-shengen”. Unë. Eurrej këtë emër sepse unë jam shumë i gjatë për të ranuar gjëra “mini”, tha Rama në intervistë.

Ai gjithashtu tha se mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës, nuk duhet të jetë një pengesë për bashkëpunimin ekonomik.

Ai në vazhdimësi e ka mbrojtur këtë ide. Madje në konferencën e Këshillit Atlantik, më 13 shkurt, Zoti Rama tha se nisma për mini-shengenin ballkanik është e ardhmja e rajonit dhe është në interes kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës.

Për nismën për minishengenin Kryeministri Rama është kritikuar edhe nga opozita shqiptare, ndërsa është vlerësuar nga Presidenti serb Vuçiç.

1 koment

  1. dritani 19 Maj, 2020 në 8:13 am

    mbas teatrit do prishesh shqiperine(kosove et shqiperi jane 1) o esat pashe? normal, ti nuk je shqiptar, je llacifac

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme