Përfaqësuesja e Lartë në ikje e BE-së Federica Mogherini zhvilloi dje në Bruksel darkën e fundit të punës me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në darkë morën pjesë kryeministri maqedonas Zaev, presidenti kosovar Thaçi, presidenti serb Vuçiç.
Kryeministri Rama mungoi, pasi ndodhej në Greqi për një vizitë zyrtare.
Diskutimi kryesor mes liderëve të BP-së ishin zhvillimet e fundit në rajon dhe prespektiva europiane e këtyre vendeve.
Ky është takimi i fundit i Mogherinit si Përfaqësuese e Lartë e BE-së me liderët e Ballkanit, pasi mandati i saj përfundon më 1 dhjetor.