Rama mungon në takimin e kryeministrave të Ballkanit me Federica Mogherinin

Rama mungon në takimin e kryeministrave të Ballkanit me Federica Mogherinin

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mungojë në takimin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, që po zhvillohet sot në Bruksel.

Kryeministri po merr pjesë në një takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, takim që një pjesë e studentëve e bojkotuan, ndërsa shumë e akuzuan se po diskuton me të rinjtë e forumit rinor të Partisë Socialiste dhe jo me studentët që po protestojnë prej 15 ditësh.

Ndërkohë në Bruksel, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë me Mogherinin për zhvillimet e vitit 2018 dhe planet e parashikimin për vitin e ardhshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>