Rama ndan numrin e tij personal dhe e quan të parëndësishëm

Nga Exit News
Rama ndan numrin e tij personal dhe e quan të parëndësishëm

Kryeministri Rama, në takimin elektoral në Elbasan, ndau publikisht të dhënat e kartës së tij të identitetit, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk është aspak problem.

Ai i quajti akuzat e fundit në drejtim të PS për vjedhje të të dhënave personale nga platforma E-Albania një “përpjekje e tërbuar” për t’i futur njerëzit në ankth.

Tani unë jam marr me vete kartën e identitetit dhe dua t’u lexoj numrin tim të identitetit, të gjithë atyre që janë shqetësuar nga kjo përpjekje e tërbuar për t’u futur në siklet për t’u futur ankthin sikur cfarë ka ndodhur,” pohoi Rama.

Më pas kryeministri ironizoi presidentin Meta, i cili më herët deklaroi se i kishin marr të dhënat e kartës.

Po ne dimë shumë gjëra të tjera për ty dhe ai numri nuk i duhet as dreqit,” u shpreh Rama.

Ai u tha të pranishmëve se karta shërben vetëm si mjet identifikimi dhe nuk përmban të dhëna shtesë, si karta në vendet evropiane.

Kjo është si me të marr targën e makinës,” deklaroi Rama.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme