Rama: Ndërkombëtarët janë të keqinformuar

Nga Exit News
Rama: Ndërkombëtarët janë të keqinformuar

Kryeministri Rama tha se politikanët e huaj, që kanë bërë thirrje për rimiratimin e Kodit Zgjedhor pas opinionin të Komisionit të Venecias janë të keqinformuar.

Në seancën plenare të së enjtes, Rama u shpreh:

“Janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet ndërpartiake. Nuk po kalojmë një ligj të ri, por atë që kemi kaluar një muaj përpara. Për çfarë janë të tronditur?!”

Ai tha se “opinioni i Venecias kërkohet pasi ligji ka kaluar. Kushtetuta është ndryshuar që në qershor. Tani i kërkohet të ndalen të gjitha dhe të presim”.

“Opinionin e Venecias do ta shohim të gjtihë sëbashku dhe do të hapim një diskutim nga e para. Zgjedhjet e 25 prillit nuk presim më këshilla politike, të asnjë forme”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>