Rama: Ndryshimet kushtetuese të detyrueshme për të gjithë, opozita të ulet në tryezë

Nga Exit News
Rama: Ndryshimet kushtetuese të detyrueshme për të gjithë, opozita të ulet në tryezë

Kryeministri Rama  deklaroi se ndryshimet kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë dhe i bëri thirrje opozitës të ulet në tryezë për të diskutuar mbi hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve.

Në një postim në Twitter, Rama kërcënoi opozitën jashtëparlamentare më përjashtim nga vendimarrja nëse nuk ulet në tryezë.

“LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes.”

Rama shtoi se qeveria e tij është zgjedhur për të drejtuar vendin dhe jo “për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur”

Reagimi i Ramës erdhi pas deklaratës së opozitës së bashkuar, e cila pohoi se nuk i pranon ndryshimet kushtetuese e se ato s’janë të detyrueshme për të.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme